Doni Essays

31403 Words Jun 27th, 2014 126 Pages
E DREJTA E PROCEDURËS PENALE

- I -

Nocioni i të drejtës së procedurës penale
E drejta e procedurës penale bën pjesë në legjislacionin penal. Ajo e rregullon juridikisht procedurën penale në të cilën do të zgjidhet çështja penale.
Kriminaliteti është i pranishëm që nga kohërat me të lashta të zhvillimit të shoqërisë njerëzore. Ai vazhdon edhe tani të jete i pranishëm. Sepse atë e kushtëzojnë shkaqet- faktorët me ndikim të cilët: zakonisht barten nga shoqëritë paraardhëse dhe i prodhon vetë shoqëria në kushtet e tanishme.
Kjo na mundëson të konstatojmë faktin se tashmë është vështire të pritet se kriminaliteti do të zhduket në të ardhmen e afërt. Tashmë në shoqëritë bashkëkohore janë shfaqur edhe format e reja të kriminalitetit
…show more content…
Kuptimi i procesit penal dhe i te drejtës se procedurës penale
Veprimet e tërësishme te cilat i ndërmarrin organet shtetërore lidhur me shqiptimin e sanksionit penal ndaj kryesve përgjegjës te veprave penale e përbejnë Procedurën penale ( procesin penal ).
Sipas profesorit BAYERIT ,, procedura penale është një tërësi e veprimeve juridikisht te rregulluara qe kryhen ne mënyrë sistematike nga organet shtetërore dhe personat tjerë te cilat ndërmerren me rastin e supozimit konkret se është kryer vepër penale , qëllimi i te cilave është konstatimi se a është kryer vepra penale , nëse po , qe ndaj kryerësit te zbatohet dënimi ose masat tjera te cilat i përcakton E drejta penale materiale”
Sistemi i dispozitave juridike i cili rregullon formën ( mënyrën ) e ndërmarrjes se veprimeve procedurale penale apo formën e marrëdhënieve proceduralo-penale nëpërmjet te cilave zhvillohen veprimet procedurale , quhet E DREJTA E PROCEDURES PENALE ( apo E drejte penale formale).

Procedura penale kalon neper disa stade (etapa) siç janë ai i :
Procedurës paraprake ( ku përshihet hetimi , ngritja e aktakuzës dhe seanca për konfirmimin e aktakuzës)
I shqyrtimit gjyqësor ( seanca kryesore) me marrjen e aktgjykimit
I procedurës sipas mjetit juridik dhe
I ekzekutimit te sanksionit penal.

E drejta e ekzekutimit te sanksionit penal - përcakton pozitën juridike te personit ndaj te cilit zbatohet sanksioni, te drejtat dhe detyrat qe i përkasin gjate mbajtjes se dënimit ,

Related Documents